Vrau gruan, arrestohet pas 40 vitesh - Bota Sot
Vrau gruan, arrestohet pas 40 vitesh

Ndryshe

Vrau gruan, arrestohet pas 40 vitesh

Më: 20 prill 2019 Në ora: 08:31
William Korzon-Gloria Korzon

Një burrë 76 vjeçar nga Pensilvania është akuzuar për vrasjen e gruas së tij gati 40 vjet më parë. Ai ka komplotuar për vrasjen e një rreshteri policie që hetoi zhdukjen e gruas në atë kohë.

William Korzon, i njohur edhe si Bill, u arrestua të enjten në akuzat për vrasje kriminale për vdekjen e Gloria Korzon, për të cilën nuk dihet asgjë që prej vitit 1981.

Ai është akuzuar gjithashtu në gjykatën e qarkut në Jamison me akuza për kërkesë për kryerjen e vrasjeve kriminale, falsifikim dhe dëshmi të rreme.

Duke mohuar vrasjen e gruas, i moshuari tha se nuk e kishte idenë se ku është trupi i saj.

Gjatë një interviste me hetuesit më parë këtë vit, megjithatë, Korzon thuhet se i ka pyetur ata: ‘A e gjetët trupin?’

Prokurori i Qarkut Bucks County Matthew Weintraub tha se pavarësisht përpjekjeve të tyre hetuesit nuk kanë gjetur mbetjet e Glorias.

Ai shtoi se meqenëse trupi nuk është gjetur, nuk është “justifikim për ne që të mos kërkojmë drejtësi për Gloria Korzon. Ne nuk mund të presim dhe shpresojmë që ky rast të zbardhet. Familja e Gloria ka pritur mjaft kohë”.

Gloria, e cila do të ishte 76 vjeçe këtë të diel, u shpall zyrtarisht e vdekur në vitin 1997. Vëllai i saj më i vogël, Ralph Kidder, tha se arrestimi i dhëndrit të tij i dha shpresë.

Një deklaratë e policisë tha se Korzon në mënyrë të përsëritur ka abuzuar gruan e tij gjatë shumë viteve. Kidder tha se çifti u takua ndërsa punonte në një fabrikë elektronike në Chicopee, Massachusetts.

Gloria u pa për herë të fundit duke punuar në një fabrikë elektronike në periferi të Filadelfias të Horsham më 6 mars 1981. Ajo ishte 37 vjeç në atë kohë.

Disa ditë më vonë, tha policia, bashkëshorti i tha punëdhënësit të saj që ta ndërpresë kontratën për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe fizik dhe paga e fundit të dërgohej në shtëpinë e tyre.

“Në muajt dhe vitet pas zhdukjes së Gloria, Bill Korzon u angazhua në një seri veprimesh për të gënjyer, fshehur dhe përfituar prej saj,” tha policia.

Një qiramarrës i cili jetonte në shtëpinë e Korzonit në vitin 1981, i tha policisë pesë vjet më vonë se William kishte kërkuar nga ai që të ndihmonte për të vrarë një rreshter policie, i cili po hetonte zhdukjen e gruas.

Policia tha se Korzon pranoi atyre më parë këtë vit se kishte goditur bashkëshorten e tij me vite, duke përfshirë thyerjen e kockave të saj.

Gjatë intervistës së policisë këtë vit, thonë hetuesit, Korzon pranoi se kishte nënshkruar një kartolinë për Ditën e Nënës në vitin 1981 në emër të gruas dhe ia dërgoi nënës së saj, për ta bërë atë të mendojë se vajza ishte gjallë.

Nëna e gruas, vdiq nga kanceri në vitin 1987.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...