I ranë mbi 300 kg dru në trup, tani ka format trupore për lakmi

Ndryshe

I ranë mbi 300 kg dru në trup, tani ka format trupore për lakmi

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:45
Arpino tani i përmbahet një regjimi të ushqimit dhe fitnesit.

Një burrë që gati sa nuk u paralizua pasi një grumbull druri i madh ra mbi të dhe ia theu shpinën, ka bërë ndryshime drastike në jetën e tij dhe në format trupore.

Chris Arpino, i cili drejton biznesin e tij të mobiljeve, u aksidentua në punë në vitin 2009, ku një grumbull druri prej 380 kilogramësh ranë mbi te.

Ai nuk mundi të ecte për dy vjet dhe humbi një veshkë, por tani ngrihet në orën 3.30 të mëngjesit tre herë në javë për të ushtruar.

Image

Babai i një fëmije, i cili jetonte në Cornwall në kohën kur i ndodhi aksidenti, u nda me partnerin e tij gjatë shërimit.

“Kam pasur gjithçka dhe kam humbur gjithçka” ka thënë Arpino.

Megjithëse ai kishte pësuar dëmtime të rënda, Arpino nuk lejoi që të mposhtej nga ky aksident.

Image

Ai i përballoi dëmtimet dhe ishte në gjendje të kthehej në palestër – megjithëse ka qenë një rrugë e gjatë.

U deshën dy vjet që ai të jetë në gjendje të ecë përsëri, gjatë së cilës kohë ai kishte frikë se do të përfundonte në një karrige me rrota për pjesën tjetër të jetës së tij.

“M’u desh ta mësoja veten për të hyrë dhe dalë nga një makinë përsëri, për t’u ulur, për të qëndruar, për të ecur më shumë se 100 metra pa ndihmë. Ishte një kohë shumë e vështirë”.

Arpino tani i përmbahet një regjimi të ushqimit dhe fitnesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat