Gorillat marrin pozitë perfekte për një selfie në park

Ndryshe

Gorillat marrin pozitë perfekte për një selfie në park

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:07
Gorillat marrin pozitë perfekte për një selfie në park

Dy gorilla janë fotografuar, dhe është e dukshme se kanë bërë mimika të sjelljeve njerëzore, në një selfie të rrallë në Parkun Kombëtar të Virungas në Republikën Demokratike të Kongos, ku shkrepësi i fotografisë, ishte një i huaj që e vizitoi parkun.

Gorillat femra, të quajtura Ndakazi dhe Ndeze, paraqiten para kamerës, me të njëjta pozita që i bën edhe një njeri.

Njëra qëndron krenare përpara telefonit, me këmbët e ndara nga njëra-tjetra, ndërsa gorilla tjetër bën një hap përpara, duke tentuar që të jetë pjesë e fotografisë.

“Këto vajza gorilla, janë gjithmonë sharmante, dhe kjo ishte shkrepje e fotografisë në momentin perfekt, që tregon edhe personalitetet e tyre” shkruhet në llogarinë e Instagramit të Parkut Kombëtar të Virungas.

“Gjithashtu nuk është befasi që i shohim këto vajza në këmbët e tyre, shumica janë më rehat kur ecin si njerëz”, thuhet në fotografinë e postuar në Instagram.

Në këtë park gjenden rreth 1000 gorilla. Më shumë se 600 punëtorë kujdesen për to, në një perimetër prej 3000 metër katrorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat