Misteri ende i pazgjidhur i zhdukjes së banorëve të një fshati të tërë

Ndryshe

Misteri ende i pazgjidhur i zhdukjes së banorëve të një fshati të tërë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 21:05
Fshati i vogël Inuit në Kanada

Në vitin 1930, një gjuetar me emrin Joe Labelle vizitoi një fshat të vogël Inuit në Kanada, të cilin ai e kishte vizituar shumë herë më parë. Ai u trondit kur e gjeti atë plotësisht bosh.

7 qen u gjetën të ngordhur pranë një njeriu të vdekur nga uria. Labelle shikoi përreth dhe gjeti gjithçka në vend, gjithçka përveç njerëzve – gjithë popullsia e fshatit ishte zhdukur.

Ushqimi, veshja, pushkët, ushqimet gjysmë të gatuara dhe gjithçka tjetër që nevojitet për jetën ishin të gjitha gati, por jo njerëzit.

Labelle qëndroi në bregun e liqenit të Angikunit dhe kërkonte të zgjidhte misterin. Pastaj  shkoi menjëherë dhe raportoi zhdukjen në Policinë kanadeze. Që atëherë, historia e liqenit të Angikunit ka qenë një shtyllë mistike kanadeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat