Gjurma më e vjetër mbijetuese e këmbës së njeriut është gjetur në Amerikë, thonë shkencëtarët në një studim të ri.
Një gjurmë e vetme e këmbës, e zbuluar në Kili, u gjet që daton 15,600 vite më parë, transmeton lajmi.net.
Studiuesit kanë hedhur poshtë supozimin se gjurma është e kafshëve dhe kanë konfirmuar se i takon një njeriu të gjinisë mashkull.
Shkencëtarët thonë se fosili mund të ofrojë njohuri të reja për kolonizimin njerëzor të Patagonisë, rajonit të populluar nga Kili dhe Argjentina.