Dita e Punëtorëve: Katër faktet që duhet t’i dini në lidhje me festën ndërkombëtare

Ndryshe

Dita e Punëtorëve: Katër faktet që duhet t’i dini në lidhje me festën ndërkombëtare

Më: 1 maj 2019 Në ora: 21:23
Ilustrim

Dita e Punëtorëve, e kremtuar në tërë botën më datën 1 maj, është një ditë e dedikuar klasës punëtore.

Dita e Punëtorëve filloi në Shtetet e Bashkuara në shekullin XIX kur lëvizja e sindikatave të punës u ngrit kundër kushteve të padrejta të punës dhe kërkoi pagesë më të mirë dhe orë më të arsyeshme të punës.

Ndërsa dita qëndron për gjëra të ndryshme në varësi të vendit, tema e përgjithshme e festës publike është festimi i arritjes së punëtorëve.

Sido që të jetë, këto janë katër gjërat interesante që duhet të dini në lidhje me këtë festë zyrtare.

Filloi në Çikago

Festa filloi në qytetin amerikan më 1886 si një protestë në mbështetje të një dite pune prej tetë orësh. Mijëra punëtorë në mbarë vendin protestuan në rrugët e qytetit.

Numri tetë është simbolik

Rëndësia e numrit simbolizon gjatësinë e orarit të punës që kërkohet nga anëtarët e lëvizjes së sindikatës.

Në Australi, ku një nga marshimet e para të Ditës së Punëtorëve ndodhi më 1 maj të vitit 1891, numri zakonisht shihej në ndërtesat e sindikatave.

Temat bosht

Në disa vende, si Etiopia, Afrika e Jugut dhe Brazili, festa publike në fjalë emërtohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ose vetëm Dita e Punëtorëve.

Tema bosht për këtë vit është “Bashkimi i Punonjësve për Avancimin Social dhe Ekonomik”.

Amerika feston festën në një datë ndryshe

Megjithëse lëvizjet e punëtorëve kanë rrënjët në ShBA, Dita e Punëtorëve festohet të hënën e parë të shtatorit dhe jo në fillim të majit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat