Ekipi i peshkatarëve që po peshkonin në brigjet e Floridës, ShBA, zunë një peshk gjigant.
Ata mbetën të befasuar, kur në barkë nxorën krijesën, të njohur si peshk shpatë, me peshë prej 345 kilogramëve.
Ai besohet të ketë qenë një prej krijesave ujore më të mëdha të kapura ndonjëherë në këtë shtet.
Megjithëse iu nevojitën tetë orë të mundimshme për ta nxjerrë nga varka, ata janë krenarë që do thejnë rekordin e zënies së krijesës më të madhe ujore.