Takon babain biologjik, por zbulon një të vërtetë tronditëse

Ndryshe

Takon babain biologjik, por zbulon një të vërtetë tronditëse

Më: 3 maj 2019 Në ora: 00:37
Eve zbuloi se në fakt Steve nuk ishte babai i saj

14 vjet më parë, Eve Wiley më në fund takoi babain e saj biologjik, një dhurues sperme që nëna dhe babai i saj kishin përzgjedhur vite më parë. Ajo u afrua shumë me Steve Scholl, duke e ftuar atë për pushime dhe madje i kërkoi edhe që ta shoqëronte drejt altarit. Ajo e quante atë baba dhe të dy i thonin njëri-tjetrit “të dua shumë”.

Por në përpjekje për të mësuar historinë e familjes së saj duke përdorur një test të ADN-së, Eve zbuloi se në fakt Steve nuk ishte babai i saj. Eve zbuloi gjithashtu të vërtetën tronditëse, se cili ishte babai i saj i vërtetë. Rezultatet treguan se babai biologjik ishte në fakt mjeku i fertilitetit ku kishte shkuar nëna e saj.

Çifti ishte përpjekur që të ngelte shtatzënë duke përdorur spermën e Steve 5 herë, por nuk kishin pasur sukses. Në tentativën e 6, më në fund kishin marrë lajmin e shumë pritur.

Familja, e cila jetonte në Teksas, deklaron se nuk kishin dijeni se mjeku kishte përzier spermën e tij me atë të donatorit përpara se të kryente procedurën.

Duke folur në një intervistë për ABC 2020, Eve tha: “Ai ishte si hero për prindërit e mi. Ai u dha atyre të vetmen gjë që dëshironin me shpirt, një fëmijë. Dua vetëm të di përse…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat