Hapet varri 4 mijë e 500 vjeçar, e mahnitshme çfarë u gjet në të

Ndryshe

Hapet varri 4 mijë e 500 vjeçar, e mahnitshme çfarë u gjet në të

Më: 7 maj 2019 Në ora: 08:15
Hapet varri 4 mijë e 500 vjeçar, e mahnitshme çfarë u gjet në të

Arkeologët që punojnë pranë piramidave të Gizës kanë zbuluar një varr të lashtë egjiptian që daton rreth vitit 2500 vite para Krishtit, ku futeshin arkivolet me trupat e zyrtarëve të lartë.

Gjetja përfshin një varr familjar me gur gëlqeror nga dinastia e pestë e Egjiptit, që përfshin periudhën nga shekulli 25-të deri në shekullin e 24-të para Krishtit, tha Ministria e Antikiteteve.

Në varri ndodheshin dy mumie, Behnui-Ka që mbajti shtatë tituj gjatë asaj periudhës, përfshirë të priftit dhe gjykatësit, si edhe Nëi, i njohur si ‘shefi i shtetit të madh’ dhe pastruesi i faraonit Khafre.

Khafre, i cili ndërtoi dy nga tri piramidat e famshme të Gizës, besohet të ketë mbretëruar për rreth 25 vjet.

Arkeologët gjithashtu gjetën objekte të ndryshme në varr, thanë zyrtarët, përfshirë një statujë gëlqerore të njërit prej burrave, gruas dhe djalit të tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat