Çifti në muaj mjalti ndjejnë një erë të çuditshme në dhomë, nusja vdes pas pak orësh

Ndryshe

Çifti në muaj mjalti ndjejnë një erë të çuditshme në dhomë, nusja vdes pas pak orësh

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:07
Usheila Patel dhe Khilan Chandaria

Një çift i ri i sapomartuar ndodheshin në muaj mjalti, kur nusja e re gjeti vdekjen për shkaqe ende të paqarta.

31-vjeçarja Usheila Patel dhe bashkëshorti i saj Khilan Chandaria, 33 vjeç, pasi u martuan në Angli, fluturuan drejt Sri Lanka, për muajin e tyre të mjaltit.

Sapo hynë në dhomën e resorit me pesë yje, ata ndjenë një aromë të rëndë.

Kështu çifti lajmëroi personelin lidhur me aromën e rëndë në dhomë, ndërsa më tej porositën ushqim në dhomë dhe më pas ranë të flinin.

Pas një darke ku hëngrën panine dhe patate, nusja nisi të ndihej keq gjatë natës dhe të villte gjak.

Kështu u lajmërua me urgjencë ndihma e shpejtë, ku u dyshua për një helmim ushqimi.

Por 31-vjeçarja gjeti vdekjen pak orë pas shtrimit në spital, ndërkohë që bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, shkruan noa.al.

Nuk dihen ende shkaqet që e bën çiftin të ndihej keq gjatë kësaj të enjteje, ndërkohë që autoritetet vendase kanë nisur hetimet. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat