Ngordh macja më e pasur, la pas 100 milionë dollarë - Bota Sot
Ngordh macja më e pasur, la pas 100 milionë dollarë

Ndryshe

Ngordh macja më e pasur, la pas 100 milionë dollarë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 06:43
Tander Sauce

Lamtumirë Tander Sauce! Bëhet fjalë për macen më popullore dhe të pasur në rrjet. Ajo njihej me emrin e artit “Grumpy Cat”, apo “Macja e zemëruar”.

Me pamjen e saj turivarur, ajo kishte pushtuar miliona fansa në të gjithë botën, duke u bërë një yll i vërtetë në rrjetet sociale. Macja ishte e prekur nga nanizmi dhe një keqformim i nofullës së poshtme dhe ishte 7 vjeç.

Pronarët e saj ndanë lajmin e hidhur me fansat e maces në internet. Në një postim në internet, pronarët njoftuan se Grumpy Cat ngordhi të martën nga një infeksion i traktit urinar që iu shfaq kohët e fundit.

Macja nga Arizona "ndihmoi miliona njerëz të buzëqeshin". Grumpy, emri i vërtetë i së cilës është Tardar Sauce, u bë virale në vitin 2012 pasi fotot e fytyrës së saj u shfaqën në internet.

Sipas pronares Tabitha Bundesen, shprehja e fytyrës së saj shkaktohej nga fakti se ishte xhuxhe dhe se dhëmbët e saj të poshtëm ishin përtej të sipërmve.

Cat Grumpy udhëtoi në botë duke bërë shfaqje televizive dhe në vitin 2014 madje luajti filmin e vet të Krishtlindjeve. Ajo ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...