19 vjeçarja shtatzënë tërhiqet në kurth, vritet dhe i marrin foshnjën që mbante në bark

Ndryshe

19 vjeçarja shtatzënë tërhiqet në kurth, vritet dhe i marrin foshnjën që mbante në bark

Më: 18 maj 2019 Në ora: 09:11
Marlen Ochoa-Lopez

Një histori e tmerrshme vjen nga Chicago, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një vajzë 19-vjeçare Marlen Ochoa-Lopez, në muajin e nëntë të shtatzënisë, u tërhoq në një kurth dhe u vra, për ti marrë fëmijën që mbante në bark, në mënyrë që foshnja të pretendohej se kishte lindur nga një grua tjetër.

Tre persona përfunduan në pranga, ndërkohë që vogëlushi ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Marlen ishte zhdukur 20 ditë më parë, ndërkohë që u gjet e vdekur në një kosh plehrash.

19-vjeçarja kishte bërë një postim në Facebook, ku kërkonte veshje për djalin 3 vjeç dhe për atë që duhet të vinte në jetë.

Atij postimi iu përgjigjën Clarisa dhe Desirée, nënë e bijë, përkatësisht 46 dhe 24 vjeçe, të cilat në takimin e lënë e mbytën Marlen dhe i nxorën fëmijën nga barku.

Pak më vonë 46-vjeçarja telefonoi ndihmën e shpejtë dhe u tha se kishte lindur në shtëpi dhe se fëmija ishte i saji.

Por analizat konfirmuan se vogëlushi ishte i Marlen.

Në burg nën akuzën e vrasjes dhe fshehjes së kufomës, përfunduan nënë e bijë dhe partneri i së parës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat