Ishulli në të cilin ju kompensohen paratë nëse bie shi

Ndryshe

Ishulli në të cilin ju kompensohen paratë nëse bie shi

Më: 23 maj 2019 Në ora: 06:45
Ishulli

Askush nuk do që një ditë e bukur pushimi të shkojë keq si pasojë e reshjeve të shiut, por në fakt një gjë tillë nuk e kemi në dorë.

Por, në një ishull në Itali, nëse bie shi në momentin që jeni duke pushuar hoteli ku qëndroni ju kthen pas paratë.

Elba, ishulli më i madh në arkipelagun toskan, është më i njohur si vendi ku Napoleoni kaloi pothuajse 10 muaj në mërgim më shumë se dy shekuj më parë.

Image

Ishulli nisi fushatën e quajtur “Elba No Rain” këtë vit, ku vizitorët marrin një rimbursim për një natë nëse bie për më shumë se dy orë në një ditë të caktuar gjatë qëndrimit të tyre.

Nëse bie çdo ditë për më shumë se dy orë në një kohë, atëherë i gjithë qëndrimi në hotel do jetë falas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat