Zbulohet kërpudha më e vjetër në botë

Ndryshe

Zbulohet kërpudha më e vjetër në botë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:55
Foto

Sipas shkencëtarëve, mikrofosilet e një spore të gërmuar në shkretëtirën e Arktikut kanadez mendohet të përfaqësojnë kërpudhat më të vjetra të njohura në Tokë.

Në një studim të ri të publikuar në revistën Nature, një ekip shkencëtarësh detajoi se si kërpudhat Ourasphaira giraldae jetonin në një mjedis grykëderdhjeje rreth 900 milionë deri në 1 miliard vjet, transmeton KosovaPress.

Deri më tani, fosili më i njohur i kërpudhave të kërpudhave ishte një prej rreth 410 milionë vjeçar nga Skocia, gjë që e bën kërpudhën e re dy herë më të vjetër se çdo ekzemplar tjetër në histori.

Zbulimi hedh dritë mbi origjinën e një dege të rëndësishme në pemën e jetës së Tokës.

Shkencëtarët ishin në gjendje të shqyrtonin kërpudhat fosile nën mikroskop dhe gjetën se sporet e saj ishin më pak se një e dhjeta e milimetrit.

Kërpudhat luajnë rol vendimtar në ekosistemet globale siç është procesi i dekompozimit organik.

Ato i përkasin një grupi të gjerë të organizmave, të quajtura eukariota, që posedojnë një bërthamë të përcaktuar qartë dhe gjithashtu përfshin kafshë dhe bimë.

Një dallim thelbësor midis kërpudhave dhe bimëve është se kërpudhat janë të paafta për fotosintezë, duke shfrytëzuar dritën e diellit për të sintetizuar ushqyesit.

Për shkak të një marrëdhënie të ngushtë evolutive mes kërpudhave dhe kafshëve, studiuesit dyshojnë se format e hershme të jetës së kafshëve mikroskopike mund të kenë jetuar në të njëjtën kohë me Ourasphaira.

Fosilet më të hershme të kafshëve rudimentare janë rreth 635 milionë të vjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat