4 lopë në këmbim të një nuseje

Ndryshe

4 lopë në këmbim të një nuseje

Më: 25 maj 2019 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Zakonet e martesës janë të ndryshme në vende të ndryshme të botës dhe më poshtë do iu paraqesim traditat më të rralla.

Image

Në Sudan, vajza që do të lërë shtëpinë e saj për të shkuar tek ajo e burrit konsiderohet si një humbje ekonomike. Për këtë arsye dhëndrri duhet të kompensojë këtë “humbje” me katër lopë.

Image

Në Filipine, në momentin që djali kërkon tek familja dorën e vajzës ai duhet të bëjë edhe disa punë shtëpie për t’i treguar prindërve të nuses së ardhshme se ai është në gjendje të kujdeset për vajzën. Ky ritual quhet pamamanhikan.

Image

Në Suedinë e pasur, babai i nuses vendos një monedhë argjendi në këpucën e majtë të vajzës, ndërsa nëna vendos një monedhë floriri në këpucën e djathtë. Ky rit përfaqëson një lloj garancie që çifti të mos vuajë varfërinë.

Image

Në Kinë, data e martesës nuk vendoset kurrë nëqoftëse çifti më parë nuk konsultohet me astrologun për të kuptuar se kush ditë sjell më shumë fat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat