Festuan 79 vjetorin e martesës, çifti tregon sekretin për dashuri të përjetshme

Ndryshe

Festuan 79 vjetorin e martesës, çifti tregon sekretin për dashuri të përjetshme

Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:18
Curtis Peters dhe gruaja e Virginia

Ditën e djeshme Curtis Peters, i cili është 100 vjeç dhe gruaja e Virginia, e cila është 103 vjeçe festuan përvjetorin e tyre të 79 të martesës.

79 vjetori i tyre i martesës është bërë kryefjala e shumë mediave amerikane. Çifti në fjalë ka treguar edhe sekretin që i ka mbajtur bashkë për kaq shumë vite.

Ata kanë treguar se çokollatat ‘Hershey’ janë sekreti i dashurisë së tyre të përjetshme.

Image

Vajza e tyre Susan Peters Cathoir ka thënë:

 Babai ndan gjithçka me nënën.”

Image

Po ashtu ajo ka treguar se prindërit e saj u takuan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se u martuan në vitin 1940.

Ata kanë 5 fëmijë, më i madhi është 77 vjeç e më  i vogli është 65 vjeç. Curtis dhe Virginia aktualisht jetojnë në një azil pleqsh në Geneseo, Illinois.

Image

Vajza e tyre Suzana i viziton ata rregullisht dhe kujdeset që çokollat ‘Hershey’ të mos mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat