“Shpirti i shenjtë” shpëton shoferin

Ndryshe

“Shpirti i shenjtë” shpëton shoferin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:06
Shoferi u kap nga kamerat e shpejtësisë, por identiteti i tij u fsheh nga krahët e shpendit në fluturim

Një shofer në Gjermani i shpëtoi një gjobe prej 105 eurosh për shpejtësi tej normave të lejuara, pasi në ndihmë i erdhi një pëllumb i bardhë. Shoferi u kap nga kamerat e shpejtësisë, por identiteti i tij u fsheh nga krahët e shpendit në fluturim.

Në një deklaratë të sajën, policia gjermane me humor sugjeroi që ndoshta “nuk ishte rastësi që Shpirti i Shenjtë ndërhyri”, referencë për pëllumbin që në ikonografinë e krishterë personifikon Shpirtin e Shenjtë.

“E kuptuam shenjën dhe këtë herë do ta lemë shoferin të qetë”. Megjithatë zyrtarët në Viersen, shtuan: “Shpresojmë që shoferi ta ketë kuptuar gjithashtu këtë mesazh nga lart dhe në të shkuarën t’i japë makinës në mënyrë të përshtatshme”.

Sipas policisë, ai udhëtonte me 54km/h në një rrugë me limit shpejtësie 30km/h. Duke qenë se autoritetet arritën të identifikonin vetëm makinën, por jo shoferin, atij iu kursye gjoba prej 105 eurosh.

Policia e Viersen shtoi gjithashtu se duhet të kishte gjobitur edhe pëllumbin, që lëvizte me shpejtësi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat