Kaps prej disa ditësh, shkon në banjë, por humb kujtesën nga sforcoja e madhe

Ndryshe

Kaps prej disa ditësh, shkon në banjë, por humb kujtesën nga sforcoja e madhe

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:47
Ilustrim

Ishte zënë kaps prej disa ditësh dhe kur shkoi në tualet humbi kujtesën e 10 viteve, për shkak të sforcimit të madh.

Është kjo ajo që i ndodhi një gruaje në Hong Kong, e cila prej disa ditësh kishte probleme dhe nuk dilte dot jashtë. Kur më në fund arriti të lirohej, për shkak të sforcos së madhe u ndje keq, duke humbur kujtesën e 10 viteve të fundit.

I biri e çoi nënën në spital, ku mjekët ekzaminuan rastin e pazakontë.

Pas vizitës gruaja u dërgua në shtëpi dhe vetëm pas dy ditësh iu rikthye kujtesa.

Sipas mjekut kinez Peng Jiaxiong, ndonëse një rast i tillë është shumë i rrallë, humbja e kujtesës mund të ndodhë për shkak të sforcimeve fizike.

Ky problem i njohur si “sindroma e ngritjes së peshave”, vjen për shkak të tensionit të tepërt që shkakton gjendje të fikëti dhe humbjen e vetëdijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat