Mjekët nxjerrin 8 lugë, një thikë, dy brusha për dhëmbë nga stomaku i pacientit

Ndryshe

Mjekët nxjerrin 8 lugë, një thikë, dy brusha për dhëmbë nga stomaku i pacientit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:36
Mjetet e gjetura

Mjekët në Indi u tronditën kur zbuluan tetë lugë dhe një thikë brenda stomakut të një burri.

35-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte ankuar për dhimbje të padurueshme, sipas mediave lokale.

Besohet se shprehja e të ngrënit të njeriut ishte shkaktuar nga një çrregullim psikiatrik që nuk është zbuluar.

Burri ishte dërguar në spitalin në Mandi, Himachal Pradesh, në gjendje agonie.

Pas performimit të rrezeve X, mjekët gjetën se në stomakun e tij kishte lugë, për të cilat pacienti nuk ishte në dijen.

Por, kjo nuk ishte e tëra.

Ekipi gjeti edhe një thikë në pozitë të rrezikshme, të cilën e kishte gëlltitur burri.

Pas tri orë operimit, mjekët arritën të pastrojnë stomakun e burrit nga gjësendet e metalit.

Në mesin e gjërave që ata gjetën ishin edhe dy brusha për dhëmbë dhe dy kaçavidha.

Mjekët dyshojnë se burri vuan nga një çrregullim psikik, i cili ka ndikuar që ai të gëlltisë objektet.

Pacienti tash ndodhet nën përkujdesjen e familjarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat