Mbetet shtatzënë me të dashurin dhe martohet, detyrohet të dëmshpërblejë burrin

Ndryshe

Mbetet shtatzënë me të dashurin dhe martohet, detyrohet të dëmshpërblejë burrin

Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:10
Ilustrim

U martua me të dashurën, rriti vajzën që mendonte se ishte e tija, kur në fakt çdo gjë ishte gënjeshtër.

Por një 56-vjeçar italian e gjeti drejtësinë para Gjykatës së Brindisit, e cila e dënoi gruan me dëmshpërblim. Një ngjarje e ndodhur në Fasano, ku nëntë vite më parë ata u martuan, pasi gruaja mbeti shtatzënë.

Mirëpo vajza nuk ishte e 56-vjeçarit, por e një tjetri, me të cilin gruaja kishte pasur një lidhje klandestine. Kjo lidhje nuk zgjati dhe burri nuk e zbuloi dot asokohe, por pesë vite më vonë, kur zbuloi gjithçka dhe kërkoi në gjykatë analizën e ADN-së, për të zbuluar nëse vajza ishte e tij.

Kështu u zbulua se vajza ishte fryt e raportit të gruas me të dashurin paralel, duke bërë që të divorcohen. Mirëpo burri pësoi tronditje të madhe, duke u trajtuar me psikolog, pasi vajza që kishte rritur si të tijën, ju bë e huaj.

Kështu ai kërkoi dëmshpërblim për mashtrimin lidhur me atësinë e vajzës, duke bërë që gjykata ta dënojë gruan me 20 mijë euro dëmshpërblim, përveçse të paguante edhe shpenzimet e gjyqit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat