Gushëkuqi mbron të vegjlit, sulmon qyqen 2 herë më të madhe në trup

Ndryshe

Gushëkuqi mbron të vegjlit, sulmon qyqen 2 herë më të madhe në trup

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:25
Gushëkuqi

Një gushëkuq sulet drejt një zogu edhe 2 herë më të madh në trup për të mbrojtur të vegjlit e saj.

Pamjet janë fotografuar në Skoci nga fotografi Alan McFadyen i cili kapi momentin spektakolar në maj, dhe mbeti i mahnitur nga ajo që pa.

Ai tha: "Qyqja qëndroi mbi folenë e gushëkuqit vezët e të cilit sapo kishin çelur dhe tentoi të prishte folenë. Në këtë moment gushëkuqi u hodh mbi zogun duke u përpjekur të mbronte të vegjlit e tij”.

Gjithashtu ai tregon se ka qenë vazhdimisht duke fotografuar zogj madje prej 6 vitesh bën këtë gjë por kurrë nuk kishte parë një skenë kaq të veçantë.

Ai e ka cilësuar një arritje në profesionin e tij diçka të tillë.

‘Kam ëndërruar për diçka të tillë prej vitesh por kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të realizohej’, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat