U ble gjashtë dollarë, ky gur shahu sot kushton 1 milion dollarë - Bota Sot
U ble gjashtë dollarë, ky gur shahu sot kushton 1 milion dollarë

Ndryshe

U ble gjashtë dollarë, ky gur shahu sot kushton 1 milion dollarë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 06:37
Gur shahu

Një tregtar bleu një gur shahu në vitin 1964 për vetëm gjashtë dollarë, pa e ditur se çfarë do të ndodhte më pas.

Ai zbuloi se kishte rënë në gjurmët e një prej gurëve më të famshëm në botë.

I ruajtur në një sirtar për 55 vjet, guri, pjesë e një seti shahut të shekullit XII, të quajtur “Lewis Warder”, mund të shitet tani në ankand për 1.3 milionë dollarë.

Këtë vlerësim e ka bërë shtëpia e ankandeve Sotheby, ku familja e pronarit të ndjerë të gurit e dërgoi për vlerësim.

Gurët e shahut u gjetën në ishullin “Lewis” në Skoci në vitin 1831, por mungonin pesë gurë, një kalë dhe katër “torra”.

Gurët besohet se janë gdhendur në shekullin XII në Trondheim, Norvegji. Nga 93 pjesët e tjera të gjetura, 82 janë në Muzeun Britanik të Londrës, ndërsa 11 në Muzeun Kombëtar të Skocisë në Edinburg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...