Miliona fëmijë “artificialë”

Ndryshe

Miliona fëmijë “artificialë”

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:05
Ilustrim

Janë 90 milionë çifte në botë që kanë problem me riprodhimi. Nga këta 25 milionë persona numërohen në Evropë, që është edhe kontinenti ku verifikohet më shpesh procesi i fekondimit, me 700 mijë raste në 2017. Por indeksi i fertilitetit është një problem që prek mbarë botën, ku indeksi është në rënie të vazhdueshme. Edhe në Afrikë, ku ky numër qëndron më i larti në planet, ka pësuar rënie nga 5.1 në vitin 2005 në 4.7 në vitin 2015.

Ndërsa në Italinë fqinjë shifrat flasin për problem me riprodhimin për 15% të çifteve, ndërkohë që renditet në vendin e 8 të botë për trajtimet e fekondimit të asistuar.

Statistikat flasin gjithashtu për 8 milionë fëmijë të lindur në botë me teknikat e riprodhimit artificial që nga vitit 1978 deri në 2014, ndër të cilët 1.5 milionë vetëm në dhjetë vjeçarin e fundit në kontinentin tonë. Sipas ekspertëve një ndër shkaqet kryesore janë faktorët socialë, pasi në Evropë çiftet vendosin të shtyjnë sa më tepër në kohë lindjen e një fëmije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat