Vendet me emrat më të çuditshëm në botë - Bota Sot
Vendet me emrat më të çuditshëm në botë

Ndryshe

Vendet me emrat më të çuditshëm në botë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 21:33
Foto

Bota është e mbushur me vende që kanë emra shumë të çuditshëm, mjafton të eksploroni atlasin për t’i zbuluar dhe për t’u zbavitur.

Hell (Ferr), Norvegji
Bëhet fjalë për një qytet të vogël në Norvegji. Pavarësisht toneve fetare të dukshme, Hell në fakt e ka marrë emrin e tij nga fjala norvegjeze ‘hellir’ që do të thotë ‘pjesë e dalë’.

Llanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobëllllantysiliogogogoch, Uells, Britani

Me 58 shkronja, ky emër uellsian është shumë i gjatë. Në fakt, është në vend të dytë si emri më i gjatë i një vendi në botë, sipas librit të rekordeve. Titulli që të bën të rrotullosh  gjuhën është në të vërtetë shumë përshkrues, në dialektin uellsian ai i referohet vendndodhjes së saktë të qytetit duke u përkthyer në: “Kishën e Shën Marisë në luginën e kalterit të bardhë pranë një vorbulle të shpejtë dhe Kishës së Shën Tysiloit të shpellës së kuqe”.

Gobbler’s Knob, USA (Çelësi i gjeldetit), SHBA

Vetëm për nga emri qesharak ia vlen të bësh një vizitë, por për shumë vizitorë ka edhe një arsye tjetër të vlefshme për të vizituar Gobbler’s Knob. Kjo, sepse ky park i pyllëzuar në Pensilvani është vendi ku u xhirua parashikimi i motit nga Phil, për filmin humoristik ‘Groundhog Day’.

Paskalomatunturi, Finlandë (“Mali i Pushimeve të M…t”)

Vetë fjala tingëllon çuditshëm, por nuk është kjo arsyeja pse ky resort malor finlandez futet në listën e emrave të çuditshëm. Arsyeja është përkthimi i saj, pasi ‘Paskalomatunturi’ do të thotë “Mali i Pushimeve të M…t”, një emër lavdërues përshkrues për atë që imagjinojmë, është një vend tjetër i harruar për pushime.

Silly Department (Departamenti Budalla), Burkina Faso

Edhe pse mund të ngjajë si titulli i një skeçi, Silly Department është një qytet në Burkina Faso. Fakti që ka një emër të paharrueshëm, është bonus për të.

Silly , Belgium (Budalla, Belgjikë)

Ky qytet i vogël në Belgjikë e merr emrin e tij nga një lumë aty pranë, i cili quhet Sille dhe nuk ka asnjë lidhje me domethënien në angglisht të fjalës, e cila e bën emrin qesharak.

Useless Harbour (Porti i Kotë), Australi

Emri nuk ka të bëjë fare me këtë port të bukur australian, i cili është shpallur pasuri botërore nga Unesco. Emri i tij u vendos fillimisht nga eksploratori francez Louis-Henri de Saulces de Freycinet në fillimin e viteve 1800, i cili zbuloi një gji natyror ftues, për të cilin fillimisht mendosi se ishte i bllokuar nga një rrip rëre.

Batman, Turqi

Qyteti i harruar i Gotham, City, nëse do ekzistonte, me siguri do pozicionohej në këtë qytet turk, i cili ndodhet në provincën Batman, pranë lumit Batman. Jo, vërtet!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...