Iu thye shishja e parfumit në këmbë, gruaja rrezikoi të vdiste - Bota Sot
Iu thye shishja e parfumit në këmbë, gruaja rrezikoi të vdiste

Ndryshe

Iu thye shishja e parfumit në këmbë, gruaja rrezikoi të vdiste

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:32
Gill Haddington

Një nënë e dy fëmijëve, iu lut një kirurgu që t’i priste këmbën për shkak të një aksidenti të çuditshëm. Gill Haddington, 42 vjeçe, nga Morecambe, Lancashire, u dëmtua nga një shishe parfumi, i cili u rrëzua dhe ra tek këmba e saj e djathtë në shtator 2015.

Gruaja në ato momente ndjeu dhimbje të tmerrshme dhe bëri grafi për të parë nëse kishte ndonjë kockë të thyer. Fillimisht u mendua se plaga do të mbyllej, por ndodhi e kundërta.

Kjo i shkaktoi asaj ënjtje të këmbës dy herë sa madhësia normale. Zonja Haddington kaloi pothuajse dy vjet në agoni dhe ku dhimbja iu bë e padurueshme, kërkoi që t’ia prisnin.

Image

Gruaja  u diagnostikua me sindromën e dhimbjes kronike rajonale.  Gjendja quhet “sëmundja vetëvrasëse”, sepse dhimbja i çon njerëzit në prag të vdekjes.

Simptomat përfshijnë një ndjesi djegie në skajin e prekur; ndjeshmëri ndaj prekjes ose të ftohjes; ënjtje; dhe ndryshimet në temperaturat e lëkurës, ngjyrën e lëkurës dhe strukturën e lëkurës.

Image

Zonja Haddington, një ish-infermiere çerdhe duhej të përdorte një karrocë me rrota që të lëvizte dhe kur mjekët kuptuan se sa e mjerë ishte jeta e saj për shkak të këmbës, në maj të 2017 vendosën që t’ia prisnin.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...