10 forcat më të mëdha policore në botë - Bota Sot
10 forcat më të mëdha policore në botë

Ndryshe

10 forcat më të mëdha policore në botë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:31
Forcë policore

Forcat policore janë department shumë i rëndësishëm për secilin vend, pasi që ky department është ai që kujdeset për implementimin dhe respektimin e ligjeve brenda një shteti. Andaj, asnjë shtet nuk mund të ruajë paqen dhe rendin, pa një forcë të mirëfilltë dhe të ndershme policore.

Fjalë “polic” rrjedh nga fjala greke “polis” që do të thotë qytet. Në kohërat e lashta, grekët kishin shfrytëzuar skllavët për të kontrolluar masat e njerëzve, për të kryer arrestimet, apo dhe për t’i mbikëqyrë të burgosurit.

Sidoqoftë, departamenti i parë policor ishte krijuar në Francë, në vitin 1667, gjatë sundimit të mbretit Luigji i 14-të. Ndërkaq, departamenti i parë policor që ende është funksional, është Shërbimi Policor Metropolitan i Britanisë së Madhe, i krijuar në vitin 1829.

Sipas të dhënave të disponueshme, Kina sot ka forcën më të madhe policore në botë. Për të kuptuar se cilat janë shtetet tjera me më se shumti policë në botë, shikojeni tabelën në vijim. 

Vendi – Numri i policëve

1. Kina – 1,683,748

2. India – 1,585,939

3. SHBA – 1,226,843

4. Rusia – 782,947

5. Indonezia – 579,793

6. Brazili – 478,461

7. Turqia – 412,805

8. Meksika – 393,417

9. Pakistani – 354,143

10. Nigeria – 350,572

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...