Tre sundimtarët të cilët kanë shkuar ''me stil'' në jetën përtej varrit - Bota Sot
Tre sundimtarët të cilët kanë shkuar ''me stil'' në jetën përtej varrit

Ndryshe

Tre sundimtarët të cilët kanë shkuar ''me stil'' në jetën përtej varrit

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:36
Sundimtarë

Të gjithë kemi dëgjuar për shprehjen “Asgjë nuk mund të marrësh me vete në varr”, mirëpo disa sundimtarë gjatë historisë kanë bërë të kundërtën. E gjithë pasuria e tyre, bashkë me shërbëtorët dhe me ushtrinë, është varrosur bashkë me ta, në mënyrë që jeta e tyre luksoze të mund të vazhdojë edhe pas vdekjes.

Në këtë tekst nuk i kemi përfshirë sundimtarët egjiptianë… sepse ata meritojnë përkushtim të veçantë.

3. Mbretëresha Paubi nga qyteti Ur i sumerëve

Për Paubin e qytetit Ur sot dihet shumë pak, përveç që ka jetuar dhe ka vdekur rreth shekujve 26 apo 25 para erës së re. Kur është zbuluar varri i saj në vitet ’20 të shekullit të kaluar, në të janë gjetur pasuri të shumta, mirëpo edhe eshtra njerëzish. Varreza e kësaj mbretëreshe konsiderohet ndër më të vlefshmet në botë.

Ndër artefaktet ka qenë e ekspozuar edhe stolia për kokë e punuar nga fletë ari, krehri nga ari i pastër, fustani i mbuluar me stoli… si edhe shumë objekte të vlefshme.

Natyrisht, Paubi nuk ka shkuar në botën e përtejme e vetme. Bashkë me të kanë qenë të varrosur edhe 52 shërbëtorë, për të cilët është konstatuar që kanë qenë të helmuar, mirëpo akoma nuk është e sigurt nëse kanë pirë vullnetarisht helmin apo kanë qenë të detyruar.

2. Mbreti kinez Ch’in Shih Huang Ti

Në kulturën kineze, vdekja dhe agonia perceptohen vetëm si një f a zë e jetës. Pra, nuk është për t’u çuditur që mbretërit dhe princërit e tjerë kanë pasur dhoma varrimi  të dizajnuara për ruajtjen e pasurisë dhe prosperitetit.

Disa varreza janë aq komplekse, sa që ndërtimi fillon në të njëjtin ditë kur edhe kurorëzohet mbreti. Një rast i tillë është edhe mbreti Ch’in Shih Huang Ti. Ndërtimi i varrezës së tij ka filluar në ditën kur edhe është kurorëzuar (atëbotë i ka pasur 13 vjeç).

Varreza e tij ka qenë e mbushur e rezerva ushqimi dhe me garnitura luksoze ushqimi, me kanakarë shtëpiakë dhe, natyrisht me shërbëtorë (të vdekur).

Fatmirësisht, shumica e shërbëtorëve dhe e kafshëve të tij janë kursyer dhe janë zëvendësuar me ushtrinë e njohur nga terakota. Praktika e viktimizimit të njerëzve dhe të kafshëve eventualisht plotësisht është zhdukur falë vërejtjeve të pandërprera të filozofëve të njohur, siç ka qenë Konfuçi.

1. Xhingis-kan

ë gjithë kanë dëgjuar për të – sundimtari më i tmerrshëm i shekullit XIII, Xhingis-kan (Genghis-Khan) i cili pas vetes ka lënë pluhur e hi (në kuptimin fjalëpërfjalshëm).

Fshatrat dhe qytetet nëpër të cilat ka kaluar Xhingis-kani kanë mbetur të shkreta, sepse me urdhrin e tij ato vende është dashur patjetër të zhduken – të gjithë, edhe insektet.

Nëse ju intereson se si ka shkuar nga kjo botë ky sundimtar, natyrisht që përgjigjja është – me stil.

Më 18 gusht 1227, Xhingis-kanin e kanë përcjellë në jetën e përtejvarrit madje 2.500 ithtarë dhe 400 truproja (ushtarë).

Kur ka arritur kortezhi në vendin e largët malor në Mongoli, njëherë janë vrarë 40 virgjëresha të cilat është dashur t’i ofronin kënaqësinë Khanit në jetën e përtejvarrit. Pastaj, në fund të c ceremonisë së varrimit, 400 ushtarët i kanë vrarë të gjithë 2.500 pjesëmarrësit e kortezhit.

Kur në qytet janë kthyer 400 ushtarët, ata menjëherë i ka vrarë grupi tjetër i ushtarëve, kështu që askush nuk ka mundur të zbulojë ku është vendvarrimi i Xhingis-kanit të madh. Megjithatë dikush i ka mbijetuar kësaj masakre masive – devetë.

Një deve është lënë e gjallë, sepse ka ditur të gjejë rrugën deri te varreza, ndërkaq në rastin kur familja dëshiron të vizitojë varrin e Xhingis-kanit, deveja do t’ i dërgonte atje.

Kur kanë shkuar për të vizituar varrin, familja është detyruar t’i mbajë sytë të lidhur, sepse po të kishin parë se ku gjendej varri, e gjitha do të ishte ekzekutuar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...