11 vjeçari ha pesë vakte në ditë për të shpëtuar jetën e babait - Bota Sot
11 vjeçari ha pesë vakte në ditë për të shpëtuar jetën e babait

Ndryshe

11 vjeçari ha pesë vakte në ditë për të shpëtuar jetën e babait

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Një djalë 11 vjeçar po ha të paktën pesë vakte në ditë për të shpëtuar babanë e tij nga leukemia.

Babai i Lu Zikuan, i cili u diagnostikua shtatë vjet më parë, ka nevojë për një transplant të palcës së eshtrave.

Zikuan, nga Xinxiang në Kinë, është i vetmi shpëtues brenda familjes por duhet të shtojë peshë përpara se të nisë procedura.

Mjekët thonë se ai duhet të pëshojë të paktën 45 kilogramë para se të bëhet donator dhe pesha ideale është 50 kg.

Kur familjes iu tha kjo, ai ishte vetëm 30 kilogramë.

Babai i tij, Lu Yanheng, u trajtua me ilaçe derisa shëndeti i tij u përkeqësua në gushtin e kaluar dhe ai kishte nevojë për transfuzion gjaku.

Opsioni i tij i vetëm afatgjatë është transplantimi i palcës së eshtrave, thanë mjekët.

Zikuan ka ngrënë kryesisht mish yndyror me oriz, dhe tani peshon 43 kg.

Edhe shkolla ku Zikuan mëson po mbledh fonde për të ndihmuar familjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...