Zbulojeni se çfarë pin kjo grua 64-vjeçare, për t’u dukur kaq e re

Ndryshe

Zbulojeni se çfarë pin kjo grua 64-vjeçare, për t’u dukur kaq e re

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 17:25
Yazemeenah Rossi

Një modele 64-vjeçare nga franca ka zbuluar sekretet për t’u dukur si e re, duke përfshirë një listë të pijeve që përdor në baza ditore.

Yazemeenah Rossi është një modele franceze, e cila ka 64 vjet megjithatë duket sikur 30, njofton lajmi.net.

Rossi ka ndarë disa nga sekretet që e bëjnë atë të duket kaq e re, duke përfshirë një listë të pijeve që parandalojnë plakjen dhe, njëherësh përshpejtojnë edhe metabolizmin.

Pra, nëse doni të ndiqni gjurmët e saj dhe të qëndroni të rinj, mbani në mend se pijet e mëposhtme duhet konsumuar në stomak bosh.
 

1. Ujë të ngrohtë me lëng limoni

Kjo përzierje mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, pasi që lëngu i limonit ka vetitë diuretike dhe pastruese. Kësisoj, lëngu është ideal për të luftuar gulçimin dhe eliminimin e toksinave nga trupi juaj.

Lëngu i këtij fruti gjithashtu ndihmon që mëlçia të prodhojë më shumë biliare, gjë që përshpejton tretjen e ushqimeve.

Uji i ngrohtë dhe lëngu i limonit gjithashtu ndihmojnë në stimulimin e sistemit imunologjik dhe alkalizimin e trupit.

2. Uthulla e mollës

Disa studime sugjerojnë se uthulla e mollës mund të ndihmojnë me disa sëmundje, duke filluar me infeksionet e deri në diabet.

Ky lëng do t’iu ndihmojë të luftoni halitozën, të luftoni zbaticën e stomakut dhe parandaloni dispepsinë.

Mes të tjerash, kjo pije redukton glukozën, kolesterolin dhe shtypjen e lartë të gjakut, gjersa ka edhe vetinë e humbjes së peshës.

3. Infuzion bimor dhe xhenxhefil

Infuzioni me xhenxhefil është mënyra më e mirë për të humbur peshë, sepse lëngu është një diuretik i fuqishëm.

Gjithashtu, ky lëng përshpejton metabolizmin tuaj dhe e bën trupin të përdorë më shumë energji.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat