Son Doong, shpella më e madhe në botë!

Ndryshe

Son Doong, shpella më e madhe në botë!

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:16
Son Doong

Shpella e cila u zbulua këto 5 vitet e fundit, cilësohet si më e madhja në botë, për dallim nga shpellat tjera të cilat dallojnë për nga gjatësia (shpella Mammoth në Brownsville, Kentaki mbanë këtë titull për gjatësinë e saj e cila arrinë në rreth 643 km) apo për nga thellësia (shpella Krubera në Gjeorgji).

Vendasit e zbuluan hyrjen e shpellës në vitin 1991, mirëpo ishin hulumtuesit Britani kata të cilët e studiuan atë në vitin 2009. Kompania Oxalis ka organizuar rregullisht turne për ta vizituar shpellën.

Njëri nga fatlumët të cilët patën rastin dhe e vizituan shpellën, është fotografi John Spies i cili na sjell disa fotografi të mahnitshme.

Tavani i shpellës është shembur para disa shekujve, duke e lejuar që një xhungël e shëndetshme t’i vë rrënjët në brendësin e saj. Majmunët dhe lakuriqat jetojnë në atë që e quajnë “Kopshti i Edamit”.

Interieri i shpellës është i shtruar me fusha nga algat, të formuara nga pellgje antike.

Son Doong është i pasur me perla të shpellës. Perlat formohen gjatë 100 viteve, për deri sa uji pikon në shpellë pastaj thahet, duke lënë mbrapa shtresa të tëra të kristalta

Shkenctarët kanë zbuluar lloje të bimëve deri tash të panjohura rreth ujvarës së Son Doong-ut. Mos të harrojmë që në te gjendet një lum i tërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat