Bulldogu i bërë për spital: hëngri 19 biberonë

Ndryshe

Bulldogu i bërë për spital: hëngri 19 biberonë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:23
Bulldog

Veterinerë në Boston nxorrën një sasi biberonësh nga stomaku i një bulldogu, i cili po vuante nga të vjellat. Ata e konstatuan me reze X se ç’ishte gëlltitur qeni, pasi pronarja e solli atë për të zbuluar shkakun e vuajtjes së kafshës.

Veterinerët, me ndihmën e radiografisë, gjetën se qeni kishte gëlltitur 19 biberonë.

“Jam e tronditur dhe nuk mund ta imagjinoj dot një qen duke gëlltitur biberonët e një fëmije. Unë kam dy fëmijë të vegjël në shtëpi dhe nuk e kuptoj se ai ka ngrënë biberonët e tyre”, tha pronarja e qenit  dhe nëna e dy të vegjëlve, sipas mediave amerikane.

Pas operacionit, qeni u shërua dhe u kthye në jetën normale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat