Çifti bën “paktin e vdekjes”

Ndryshe

Çifti bën “paktin e vdekjes”

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 23:54
Alice Cooper dhe Sheryl Goddard

Shprehja derisa vdekja të na ndajnë, nuk vlen për muzikantin e famshëm Alice Cooper. Ai dhe bashkëshortja e tij Sheryl Goddard janë aq të dashuruar sa kanë bërë një marrëveshje. “Paktin e vdekjes”, që do të thotë se kanë vendosur të ndahen nga kjo jetë në të njëjtën ditë.

71-vjeçari ka thënë se nuk jeton dot pa gruan e tij dhe se kurrë nuk do të mbante zi për të, pasi do të vdiste nëse nuk do e kishte pranë. Sigurisht që i të njëjtit mendim është dhe Sheryl.

Alice dhe bashkëshortja e tij kanë 43 vite të martuar dhe thonë se kurrë nuk e kanë tradhtuar njëri-tjetrin. Ata u njohën në koncertet e këngëtarit në vitin 1975, ku Sheryl ishte një ndër balerinat që performonte.

Çifti ka tre fëmijë, 2 vajza dhe një djalë. Ata janë kujdesur që t’i mësojnë fëmijët se dashuria është ndjenja më e bukur në botë dhe të martohen vetëm me atë që vërtet dashurojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat