Jurassic: Peshku mishngrënës më i hershëm në botë, daton rreth 150 milionë vjet më parë - Bota Sot
Jurassic: Peshku mishngrënës më i hershëm në botë, daton rreth 150 milionë vjet më parë

Ndryshe

Jurassic: Peshku mishngrënës më i hershëm në botë, daton rreth 150 milionë vjet më parë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 21:15
Foto

Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e një specieje si piranja, të cilat ata thonë se është shembulli më i hershëm i një peshku mishngrënës, trasnmeton Gazeta Metro.

Kjo krijesë kockëmadhe, e gjetur në Gjermaninë e Jugut, jetonte rreth 150 milion vjet më parë dhe kishte dhëmbët dalluese të mprehtë të piranjas moderne. Këta grabitës Jurasikë përdorën dhëmbët e tyre të mprehtë për të copëtuar copa mishi dhe  për të ngrënë  peshqit e tjerë. Peshqit e tjerë u gjetën pranë, të cilët ishin sulmuar nga Piranjat e lashta.

“Ne kemi peshq të tjerë nga i njëjti lokalitet me copa që mungojnë nga trupat e tyre”, tha Dr David Bellwood i Universitetit James Cook, Australi, i cili është një nga autorët e studimit.

Hulumtuesit analizuan nofullat dhe gjetën dhëmbë të gjata në pjesën e jashtme të një kocke duke formuar qiellzën e gojës. Ata gjithashtu gjetën dhëmbë trekëndorë me skaj të dhëmbëzuar në kockat e nofullave. Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve arriti në përfundimin se modeli dhe forma e dhëmbëve, si dhe  morfologjia e nofullës japin idenë e  një goje të pajisur mirë për të përtypur mish.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...