Gjeli paditet në gjykatë, këndonte herët në mëngjes - Bota Sot
Gjeli paditet në gjykatë, këndonte herët në mëngjes

Ndryshe

Gjeli paditet në gjykatë, këndonte herët në mëngjes

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 13:35
Pronarja e Morisit, Korin Feso

Një gjel me emrin Moris, kënga e hershme e mëngjesit e të cilit ka irrituar fqinjët në ishullin francez të Oleronit, është në qendër të një beteje gjyqësore që ka ndezur edhe protesta në fshat.

Vetë Moris nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të mbajtur në qytezën perëndimore Roshfort, nuk ishin as akuzatorët e tij, një çift në pension me një shtëpi pushimi në ishullin piktoresk, që pretendon se kori i tij në agim i prish atyre gjumin. Por, fansat e gjelit të famshëm, u mblodhën para gjykatës e mes tyre edhe një pulë e quajtur Pompadur dhe një gjel gjigant i quajtur Zhan Rene.

Rasti ka tërhequr vëmendje jo vetëm sepse gjeli është një nga emblemat kombëtare të Francës, por edhe sepse padia është parë nga shumëkush si një sulm mbi jetën e fshatit.

Pronarja e Morisit, Korin Feso, që jeton në ishullin Oleron prej 35 vjetësh, thotë se ajo është detyruar ta mbyllë brenda shpendin e saj gjatë natës dhe të mbulojë strehën e tij me kartonë, në mënyrë që të bllokojë dritën dhe ai të mos këndojë, por nuk ka patur sukses.

“Nga 40 fqinjë që kemi ne, vetëm dy janë shqetësuar prej tij. Unë mendoj se gjykata duhet të thotë se fshati ka të drejtë të ketë zhurmat e tij. Ai këndon dhe unë mendoj se kjo është gjë shumë e mirë. Rroftë natyra!”, shprehet në banore.

Tensionet mes banorëve lokalë dhe pronarëve të shtëpive të pushimit nuk janë diçka e re në Francën rurale, por rasti i Morisit është bërë i famshëm në të gjithë vendin. Sot po paditet më gjykatë një gjel se këndon herët në mëngjes, po nesër – thonë banorët. Mos do të çohen në gjyq edhe pulëbardhat apo era për zhurmën që bën…”

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...