Lëpiu akulloren, rrezikon 20 vite burg - Bota Sot
Lëpiu akulloren, rrezikon 20 vite burg

Ndryshe

Lëpiu akulloren, rrezikon 20 vite burg

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:30
Një grua rrezikon 20 vite burg pasi u filmua duke lëpirë një akullore në supermarket

Një grua rrezikon 20 vite burg pasi u filmua duke lëpirë një akullore në supermarket, dhe pastaj e ktheu tasin në frigorifer.

Videoja u bë virale, dhe policia e Lufkin, Teksas, SHBA, tha se kishin nisur hetime për të vërtetuar identitetin e saj dhe të personit që filmoi videon.

Supermarketi njoftoi se i kishte hequr të gjitha akulloret e markës që ishte shfaqur në video, dhe se e kishin gjetur tasin e dëmtuar.

Image

Teksasi njihet për ligje të ashpra, dhe në fakt, akuza për dëmtimin e një produkti të konsumatorëve mund të shkojë drejt një dënimi me deri 20 vite burg, ose 10 mijë dollarë gjobë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...