Momenti kur shoferin e zë gjumi dhe… përplasja fatale

Ndryshe

Momenti kur shoferin e zë gjumi dhe… përplasja fatale

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 22:55
Ngjarja ka ndodhur në Kinë më 30 Qershor

Kamera e brendshme e një taksie ka filmuar momentin kur shoferin e zë gjumi dhe makina përfshihet në aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë më 30 Qershor. Në sediljen e pasme të makinës ndodhen dy nxënëse, ndërsa shoferi duket që po përpiqet vazhdimisht të mbajë sytë hapur. Ishin 4 sekonda fatale në momentin kur shoferin e taksisë e zuri gjumi. Automjeti humbi drejtimin dhe u përplas.

Dy nxënëset në sediljen e pasme përplasen në xhamin e përparmë të makinës pasi nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Po kështu, edhe shoferi ishte pa rrip sigurimi. Policia bëri me dije se të tre personat brenda makinës mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat