Burri padit gruan, i kërkon “çdo qindarkë” që ka shpenzuar për djalin 8- vjeçar

Ndryshe

Burri padit gruan, i kërkon “çdo qindarkë” që ka shpenzuar për djalin 8- vjeçar

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 08:12
Ilustrim

Një burrë ka paditur bashkëshorten e tij në gjykatë pasi zbuloi se nuk ishte ai babai i djalit të saj 8-vjeçar.

Ai kërkon nga gruaja që t’i kthejë çdo qindarkë që ka shpenzuar për fëmijën që mendonte se ishte i tiji, por që në fakt po rriste djalin e dikujt tjetër, me të cilin gruaja e kishte tradhtuar.

Ai pretendon gjithashtu dëmshpërblim për dëmin psikologjik dhe kërkon prej gruas që t’i zbulojë emrin e mashkullit tjetër. Paditësi thotë se 8-vjeçari duhet të dijë kush është babai i tij, por bashkëshortja nuk është dakord.

Detajet e kësaj çështjeje dolën në fillim të kësaj jave, pas seancës ku një gjykatës analizoi materialet për rastin në fjalë.

Justice Cohen, analizoi argumentet e dhëna nëse gruaja duhet të urdhërohet të zbulojë emrin e babait biologjik të djalit, në një dëgjesë private në Gjykatën e Lartë në Londër. Pritet që gjykata të marrë një vendim pas zhvillimit të një tjetër seance dëgjimore.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, gjykatësi tha se paditësi kishte pësuar tronditje të madhe pasi kishte mësuar se nuk ishte babai i djalit të mitur. Identitetet e personave të përfshirë në këtë rast nuk janë bërë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat