Katër tigra e copëtojnë për vdekje zbutësin e tyre në Itali

Ndryshe

Katër tigra e copëtojnë për vdekje zbutësin e tyre në Itali

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 09:05
Katër tigra e copëtojnë për vdekje zbutësin e tyre në Itali

Katër tigra e kanë mbytur zbutësin e tyre në pjesën jugore të Italisë, duke bërë që të shtohen thirrjet për ndalimin e përdorimit të kafshëve nëpër cirqe. Parlamenti italian tashmë është duke debatuar për këtë çështje.

Policia tha se zbutësi 61-vjeçar, Ettore Webber, u sulmua nga katër tigra të shtunën gjatë një sesioni trajnues në Triggiano, qytezë e vogël në rajonin e Pulias.

Autoritetet i konfiskuan të gjithë tetë tigrat, duke nxitur protesta nga shoqatat për mirëqenien e kafshëve.

Lidhja Kundër Eksperimentimit me Kafshë bëri thirrje që tigrat e përfshirë në sulmin e zbutësit të tyre të mos mbyten dhe kërkoi nga qeveria që ta përshpejtojë procesin e miratimit të legjislacionit për ndalimin e përdorimit të kafshëve nëpër cirqe.

“Tigrat duhet të mbrohen dhe të vendosen në një mjedis të përshtatshëm për nevojat e tyre natyrale”, thuhet në deklaratën e kësaj shoqate.

Kuvendi i Italisë është duke e shqyrtuar projektligjin e ri për ndalimin e përdorimit të kafshëve nëpër cirqe, ndonëse një përpjekje e tillë kishte dështuar në vitin 2017.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2017, Italia është njëra nga shtetet e pakta të Bashkimit Evropian që nuk e kufizon përdorimin e kafshëve në cirqe, shkruan “The Guardian”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat