Ushtari amerikan thyen rekordin, e bën 4,689 ushtrimin e gjoksit për 12 orë

Ndryshe

Ushtari amerikan thyen rekordin, e bën 4,689 ushtrimin e gjoksit për 12 orë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:56
Foto

Një ushtar amerikan nga Detroiti ka kryer 4.689 pompa, një ushtrim kondicionimi, në 12 orë, në mbështetje të një fondacioni ushtarak.

Bryan Abell, një ushtar aktiv i Ushtrisë së SHBA-ve, bëri stërvitjen 4,689 herë, duke mposhtur synimin e tij prej 4,500 sosh, transmeton lajmi.net.

Ai tani pret certifikimin nga Libri i Rekordeve Gines për të parë nëse përpjekja e tij e caktoi rekordin botëror.

Abell kreu ushtrimet të dielën në Carls Family YMCA në Milford, Mich. për të mbledhur fonde për Fondacionin e Luftëtarëve, i cili dërgon të mira materiale për pjesëtarët aktivë të ushtrisë.

Mbi 1,300 dollarë u arritën  të dielën dhe fondacioni transmetoi të gjithë ecurinë 12-orëshe në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat