Zogu i çuditshëm dhe shumë i rrallë rezultoi të jetë një pulëbardhë - Bota Sot
Zogu i çuditshëm dhe shumë i rrallë rezultoi të jetë një pulëbardhë

Ndryshe

Zogu i çuditshëm dhe shumë i rrallë rezultoi të jetë një pulëbardhë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 08:23
Pulëbardhë

Një zog me ngjyrë portokalli është shpëtuar nga spitali i kafshëve të egra pasi njerëzit e kanë parë atë në skaj të autostradës.

Ishte e paqartë se çfarë nuk shkonte me këtë zog dhe ekipi i shpëtimit të kafshëve nuk ishte i sigurt se me çfarë shpendi ka të bëjë.

“Kjo është një nga rrethanat më të çuditshme që kemi parë deri tani!”, ka shkruar Spitali Tiggywinkles Wildlife në një postim në Facebook, ku zogu është dërguar për trajtim, shkruan CNN.

Sipas spitalit në Buckinghamshire, Britani të Madhe, zogu disi e kishte futur veten në pluhurin këri ose shafran indian, gjë që e pengonte të fluturonte si duhet.

Vinny, i emëruar nga punonjësit veterinar sipas pluhurit këri Vindaloo, ishte i mbuluar me “erën e athët” por ishte edhe i shëndetshëm, tha spitali.

E tëra çfarë duhej ishte një dush. Ekipi i shpëtimit në fund arriti ta largonte pluhurin këri nga kjo pulëbardhë.

Tani që është pastruar tërësisht dhe i është kthyer pamja e tij natyrale, Vinny së shpejti do të jetë gati të fluturojë pa pengesë, por shpresojmë jo më në pluhurin këri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...