Masonet: Altruistë apo një sekt keqbërës - Bota Sot
Masonet: Altruistë apo një sekt keqbërës

Ndryshe

Masonet: Altruistë apo një sekt keqbërës

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:40
Masonet

Për shekuj me radhë, ata e kanë mbuluar veten me fshehtësi. Kaq e errët dhe kaq e paqartë është origjina edhe për vetë ata. Ritualet e tyre kryhen në fshehtësi, anëtarët bëjnë një betim të tmerrshëm, duke pranuar që t’u pritet fyti dhe gjuha dhe të varrosen në shkretëtirë nëse dhunojnë betimin.

Por ajo që ka shtuar thashethemet dhe spekulimet është fakti se si ndikimi i një organizate hije ka mbërritur në zemër të Establishmentit tek politikanët më të lartë, ushtarakët më të ngritur, tek diplomatë, spiuna dhe shkencëtarë.

Dhe sipas një arkive sekrete, e publikuar për herë të parë këto ditë, numri i figurave kryesore masone në historinë e Britanisë është shumë më i madh sa ç’kanë menduar teoricienët e konspiracionit.Në arkivën e sapopublikuar janë dy m

ilionë emra, mes tyre të paktën pesë mbretër, Duka i tanishëm i Kentit, burra shteti si Winston Churchill dhe Lord Kitchener, gjeniu ushtarak Duka i Wellington-it, shkrimtarë si Rudyard Kipling dhe Arthur Conan Doyle, trajneri i Anglisë Sir Alf Ramsey, eksploratori Ernest Shackleton, shkencëtari që zbuloi penicilinën, Sir Alexander Fleming dhe dramaturgu Oscar Wilde.

Listat e anëtarësisë janë shumë të vështira për t’u siguruar, duke e bërë të vështirë zbulimin e korrupsionit. Të tjerët besojnë se masonët e lirë, me ceremonitë e tyre misterioze, shtrëngimet sekrete të duarve, veshjet me lëkurë qingji, unazat e arta dhe simbolet me ornamente, janë më shumë se pantomima. Mbi të gjitha, nuk ka shumë shoqëri private, ku anëtarët betohen me sytë e mbyllur, me gjoksin e zhveshur, me litar rreth qafës, me një kamë në zemër dhe me këmbën e majtë të pantallonave të ngritur.

Origjina e masonëve daton që në shekullin e 14-të në Britani. Ata besojnë se rrënjët dhe emri i tyre, përfshi këtu simbolet- i kanë rrënjët që tek masonët që ndërtuan katedralet e mëdha mesjetare, të tilla si Salisbury, e nisur në vitin 1220. Për herë të parë katër lozha u bashkuan në vitin 1717 duke formuar ‘Lozhën e madhe’. Brenda pak dekadësh, ata nisën të tërheqin një numër shumë të madh meshkujsh me ndikim në shoqërinë londineze. Në vitin 1776, ata hapën një sallë gjigande në qendër të Londrës. Rrjeta e tyre e influencës nisi të shpërndahej në vend. Sot shumë taksistë, hidraulikë e madje edhe pastrues janë masonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...