Vdes një fëmijë nga ushqimi që ka ngrënë në kopsht

Ndryshe

Vdes një fëmijë nga ushqimi që ka ngrënë në kopsht

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:45
Ilustrim

Një fëmijë ka vdekur pas ngrënies së ushqimit në çerdhen “Bright Horizons” në Edinburg.

Djali 10-muajsh po qëndronte në çerdhe në zonën e Corstorphine të kryeqytetit skocez, kur ai u sëmur.

Foshnja u dërgua në spital, por vdiq ditën tjetër.

Vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme, por jo e dyshimtë dhe një raport do t’i dorëzohet prokurorit fiskal.

Një zëdhënës i kopshtit shtoi se kjo është shumë tronditëse.

“Ne po marrim çdo veprim të mundshëm për të gjetur se çfarë ka ndodhur dhe po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet. Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve në kujdesin tonë është përparësia jonë absolute”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat