175 mijë Dollarë “fluturojnë” në autostradë, shoferët ndalojnë makinat

Ndryshe

175 mijë Dollarë “fluturojnë” në autostradë, shoferët ndalojnë makinat

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 22:28
175 mijë Dollarë “fluturojnë” në autostradë, shoferët ndalojnë makinat

Shoferët nuk po u besonin syve kur panë se autostrada ishte mbushur me para. Dera e një kamioni të blinduar u hap dhe kartëmonedhat nisën të “fluturonin”. Ngjarja ka ndodhur në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Drejtuesit e automjeteve të tjera ndaluan dhe nisën të mblidhnin parët në autostradë.

Kamioni i blinduar po transportonte 175 mijë Dollarë. Policia u njoftua që më shumë se 15 makina kishin ndaluar në mes të autostradës. Shumë video të publikuara në mediat sociale po analizohen nga policia, e cila thotë se po verifikon targat e automjeteve që kanë ndaluar në rrugë. Autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve që të kthehen dhe të dorëzojnë paratë që mblodhën në autostradë. Njëri prej tyre dorëzoi 2100 Dollarë, kurse një tjetër 500 Dollarë. Ata që nuk dorëzojnë paratë e gjetura, do të akuzohen për vjedhje të pasurisë së humbur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat