Porositi tortë me “Moana”, por ëmbëltori e dëgjoi “Marihuana”

Ndryshe

Porositi tortë me “Moana”, por ëmbëltori e dëgjoi “Marihuana”

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Kensli Davis nuk do ta harrojë asnjëherë ditëlindjen e saj të 25-të. Kjo për shkak të një gabimi me tortën.

E ëma e Kensli kishte porositur përmes telefonit një tortë me Moanan, filmin e famshëm të Dinsey, pasi është i preferuari i Kensli, por punonjësi i ëmbëltores fjala “Moana” i ka tingëlluar “Marihuana”.

Si përfundim, torta ishte shumë ndryshe seç prisnin Kensli dhe familja e saj duke shkaktuar të qeshura në momentin kur ka mbërritur në shtëpi.

Nga ëmbëltorja ofruan që ta bëjnë një tortë tjetër, por vet Kensli refuzoi duke thënë se pavarësisht pamjes, ishte shumë e shijshme.

Ngjarja ndodhi në Milledgeville të shtetit amerikan Georgia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat