I zhveshur mban radhë në aeroport, ndërhyn policia

Ndryshe

I zhveshur mban radhë në aeroport, ndërhyn policia

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:32
Pasagjeri

I zhveshur mban radhë në aeroportin e Milano Malpensa Terminal 2, i veshur vetëm me ca rripa që i mbulonin vetëm organin gjenital.

Nuk kaloi pa u vënë re pasagjeri i huaj, i cili mëngjesin e së premtes, u pa në radhë në pritje për tu ngjitur në avionin low cost Easy Jet, thuajse i gjithi i zhveshur.

Pasagjeri kishte në kokë një kapele ngjyrë të zezë dhe në dorë një shishe birrë.

Për shkak të zhveshjes së tij teksa mbante radhë për kontroll, nuk shpëtoi pa iu bërë foto nga personat e kuriozuar.

Lidhur me pasagjerin e pazakontë ndërhyri policia duke bërë shoqërimin e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat