Fjalimi i berberit, më i fuqishmi i bërë ndonjëherë

Ndryshe

Fjalimi i berberit, më i fuqishmi i bërë ndonjëherë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:48
Foto

Në vitin 1940, aktori i famshëm i filmave pa zë Charlie Chaplin, e bëri filmin e quajtur “Diktatorii Madh”. I publikuar në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ky film ishte një satirë për Hitlerin dhe nazizmin.

Në fund të filmit, Charlie Chaplin ngjitet në skenë ku zhvishet nga personazhi i tij prej komiku, për të mbajtur njërin ndër fjalimet më të famshme.

Ky fjalim, nga shumë njerëz, konsiderohet si njëri ndër fjalimet më të mëdha, të bëra ndonjëherë.

Në vitin 1940, aktori i famshëm i filmave pa zë Charlie Chaplin, e bëri filmin e quajtur “Diktatorii Madh”. I publikuar në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ky film ishte një satirë për Hitlerin dhe nazizmin.

Në fund të filmit, Charlie Chaplin ngjitet në skenë ku zhvishet nga personazhi i tij prej komiku, për të mbajtur njërin ndër fjalimet më të famshme.

Ky fjalim, nga shumë njerëz, konsiderohet si njëri ndër fjalimet më të mëdha, të bëra ndonjëherë.

Jemi shkolluar shumë por na mungon zemërbutësia dhe mirësjellja. Pa këto cilësi njerëzore, jeta s’është veçse dhunë dhe gjithçka është e humbur.
Avionët edhe radiot na afruan me njëri-tjetrin por këto shpikje nuk do ta gjejnë kurrë kuptimin e tyre të vërtetë veçse në lumturinë e qënies njerëzore, veçse në vëllazërimin, në miqësinë dhe bashkimin e gjithë njerëzve.
Në këtë moment zëri im arrin miliona njerëz në gjithë botën, miliona burra, gra e fëmijë të dëshpëruar. Viktima të një sistemi që i torturon të dobëtit dhe i burgos të pafajshmit.

Ja ku ua them te gjithë atyre që kanë vesh të më dëgjojnë : Mos u dëshpëroni ! Mallkimi që është mbi ne s’është veçse produkt kalimtar i sjelljeve, zemërimi i atyre që kanë frikë nga progreset që arrihen nga  njerëzimi. Urrejtja do të zhduket dhe diktatorët do të vdesin, e pushteti që ua kishin marrë njërëzve do t’i kthehet sërish njerëzve. E derisa për lirinë ende e japin jetën, ajo s’ka për t’u mposhtur.
Ushtarë, mos ua lini shpirtin pushtuesve, është një minoritet që ju përçmon dhe që ju do skllevër, që ju do gjithë jetën në disiplinë, ju tregon ç’të bëni e ç’të mendoni, që ju drejton, ju manovron, që ju përdorë si mish për top e ju trajton si bagëti.
Mos ua jepni jetën këtyre qenieve jo-njerëzore, këtyre njerëzve-makineri, me një makinë në vend të kokës dhe një tjetër makineri në vend të zemrës.
Ju s’jeni makineri !
Ju s’jeni skllevër !
Ju jeni njerëz, njerëz me gjithë dashurinë e botës në zemër. Ju s’keni urrejtje, veçse për atë që është jo-njerëzore dhe që nuk është e bërë prej dashurisë. Ushtarë mos luftoni për skllavërimin por për lirinë.
Është e shkruar në ungjill, e sipas Shën Lukës “Mbretëria e Zotit është në qënien njerëzore “, jo vetëm në një qënie njerëzore, as vetëm në një grup, por te çdo njeri, te ju o popull që e keni fuqinë : fuqinë për të krijuar makina, fuqinë për të krijuar lumturi. Ju o njerëz e keni pushtetin, pushtetin për ta bërë jetën të lirë e të bukur, fuqinë për ta berë jetën aventurë të mrekullueshme. Pra në emër të demokracisë, ta përdorim këtë pushtet.  Duhet të bashkohemi të gjithë, duhet të luftojmë të gjithë për një botë të re, botë humane e cila do t’ua japë të gjithëve mundësinë të punojnë që do t’ia sjellë rinisë të ardhmen dhe të moshuarve sigurinë. Të ligjtë ju kanë premtuar shumë gjera që ju t’ua jepnit pushtetin: ata gënjejnë. Ata s’i kanë mbajtur premtimet e tyre të mrekullueshme, asnjëherë s’do t’i mbajnë.

Diktatorët shfaqen me marrjen e pushtetit, dhe bëjnë skllevër popujt. Ndërsa neve na duhet të luftojmë për të përmbushur premtimet e tyre. Ne duhet të luftojmë për të liruar botën, për t’i shkatërruar kufijtë dhe përmbysur dallimet racore, për t’i dhënë fund njëherë e mirë lakmisë, urrejtjes dhe jo-tolerancës. Na duhet të luftojmë për të ndërtuar një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do t’i shpien njerëzit drejt lumturisë.
Ushtarë, në emër të Demokracisë, të bashkohemi të gjithë! Retë po zhduken! Dielli shpon! Ne po dalim nga terri për të gjetur dritën ! Duhet të shkojmë drejt një bote të re, drejt një bote më të mirë, ku njerëzit do të dominojnë lakminë e tyre, urrejtjen, brutalitetin. Hapni sytë ! Shpirti i njeriut mori më në fund flatra dhe po nisë të fluturojë. Ai fluturon drejt ylberit, drejt dritës së shpresës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat