E keni bërë gabim: Ja si duhet pastruar hekurin për hekurosje

Ndryshe

E keni bërë gabim: Ja si duhet pastruar hekurin për hekurosje

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 22:03
Ilustrim

Përdorimi i shpeshtë i hekurit për hekurosje në sipërfaqe të tij mund të ngjiten mbetjet e rrobave, gurëz dhe pluhur në fund të hekurit.

Prandaj hekurosja bëhet më e vështirë, ndërkaq mund të mbeten njolla në rroba.

Prandaj është shumë me rëndësi të dini se si ta pastroni hekurin tuaj dhe kështu t’ia zgjasni afatin e qëndrueshmërisë.

Përzierja e ujit dhe uthullës

– Fundin e hekurit zhyteni në përzierje të uthullës dhe ujit dhe lëreni të qëndrojë, më vonë pastrojeni.

Pasta nga soda e bikarbonatit

– Provoni të bëni pastë nga një lugë uji dhe dy lugë sodë bikarbonati dhe me të lyeni fundin e hekurit.

Merrni një leckë pambuku dhe fërkojeni mirë dhe pastaj fshini mbetjet

– Për pastrimin e vrimave nëpër të cilat kalon avulli ndihmojnë shkopthat për pastrim të veshëve.

– Shkopthat njomni në ujë të distiluar dhe pastaj pastroni vrimat.

Pastrimi i depozitës për ujë të distiluar

– Qitni përzierjen e ujit të distiluar dhe uthullës dhe lërini të qëndrojë rreth gjysmë ore në mënyrë që uthulla të veprojë dhe të shkrijë ndotjet e grumbulluara.

– Përzieni ¾ të filxhanit ujë dhe një të katërtën e uthullës së bardhë.

– Aktivizoni hekurin dhe shfrytëzoni opsionin për avull në mënyrë që hekuri të pastrohet edhe më shumë.

– Mbetjen e ujit vetëm shpërndajeni.

Kur të përdorni sustat për nxjerrjen e avullit, është e mundshme që nga hekuri të fillojë të bien pjesëza të vogla gurëzish, andaj kujdesuni në cilën sipërfaqe e bëni këtë veprim, sepse më vonë do të detyroheni ta pastroni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat