Fëmija me 300 dhëmbë në gojën e tij

Ndryshe

Fëmija me 300 dhëmbë në gojën e tij

Nga: A.H Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:44
Johnchris Carl Quirante

Johnchris Carl Quirante është një fëmijë nëntë vjeçar nga Filipinet i cili ka 300 dhëmbë në gojën e tij, transmeton Bota sot. 

Kur ka qenë foshnje, prindërit e tij nuk arritën ta zbulonin se vuante nga një sindromë e quajtur Hiperdontia, për të cilën vet studiuesit nuk janë të sigurtë se përse ndodhë.

Kjo sindromë prek një përqindje shumë të vogël të popullsisë së botës, megjithatë prindërit e Johnchris nuk ishin në gjendje ta kuptonin këtë sëmundje të djalit të tyre deri në moshën pesë vjeçare kur e çuan për herë të parë tek dentisti.

Në atë kohë, dentisti numëroi plot 150 dhëmbë që i kishte fëmija. Gjendja e tij vetëm se u përkeqësua gjatë katër viteve të ardhshme, duke numëruar në gojën e tij plot 300 dhëmbë.

Operimi i tij i parë shkoi me sukses, ku iu hoqën 40 dhëmbë. Është dashur të bëjë plot 7 operime që goja e tij të jetë plotësisht funksionale. /Bota sot/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat