E habitshme, i përzënë të pastrehët duke ju lëshuar pandërpre këngën për fëmijë ‘Baby Shark’ - Bota Sot
E habitshme, i përzënë të pastrehët duke ju lëshuar pandërpre këngën për fëmijë ‘Baby Shark’

Ndryshe

E habitshme, i përzënë të pastrehët duke ju lëshuar pandërpre këngën për fëmijë ‘Baby Shark’

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 21:10
Foto

Zyrtarë të qytetit West Palm Beach në Florida, po e provojnë një metodë të re për të i përzënë të pastrehët, e vrazhdë për shumëkënd, këngë fëmijësh shumë të popullarizuar si  ‘Baby Shark’, siç thanë ata për shkak të kualitetit bezdisës që ka kënga në dëgjim të përsëritur për të rriturit.

Prona e vlefshme, në breg të detit në qytetin e West Palm Beach e ka gjetur këtë metodë, e lëshojnë këngën pandërprerë gjatë tërë natës.

Sipas Kryetarit të Komunës të West Palm Beach , Keith James, ka njoftuar se është metodë e përkohshme për të zgjidhur problemin.

Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të të pastrehëve e kanë vlerësuar këtë si mënyrë mizore.

Qyteti përfiton 240 mijë dollarë prej qerasë nga prona e vlefshme, kryetari Keith James i saj deklaroi se të pastrehët po dëmtojnë pronat e qiramarrësve duke lënë “mbetje të pakëndshme njerëzore si fekale” në ndërtesë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...