Pa dhimbje pas 14 vjetësh

Ndryshe

Pa dhimbje pas 14 vjetësh

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 20:57
Arianna Faro

Një vajzë e cila lindi me njërën këmbë dyfish më të madhe se tjetrën, është personi i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po i nënshtrohet një trajtimi revolucionar për të zvogëluar gjymtyrën e saj.

Arianna Faro, 28 vjeçe, vuan nga sindroma Klippel-Trenaunay (KTS), çrregullim që gjatë jetës i ka krijuar probleme të shumta shëndetësore, përfshirë infeksion në lëkurë dhe jo vetëm kaq. 28-vjeçarja u përball me shokun septik qëkur ishte 2 muajshe. Pasi e kaloi pjesën më të madhe të adoleshencës në shtrat dhe iu nënshtruar më shumë se 50 ndërhyrjeve, Faro ra në depresion.

Por jeta e saj duket se po ndryshon, pasi gjatë 3 muajve të fundit ajo po merr disa medikamente që përdoren për të luftuar kancerin, një trajtim që mjekët shpresojnë se do t'i zvogëlojë këmbën. Detajet e këtij trajtim nuk dihen.

Image

Megjithatë, 28-vjeçarja nga Wilmington, Massachusett, thotë se për herë të parë në 14 vjet nuk ka dhimbje dhe shpreson që falë kësaj terapie, nuk do të duhet t'i nënshtrohet më operacioneve.

Duke folur për çfarë ka kaluar deri më sot në një rrëfim për DailyMail, Faro tha: "Kjo gjendje ka pasur impakt shumë të madh në jetën time. E kam kaluar pjesën më të madhe të kohës në shtrat, duke e pasur të pamundur që të ecja. Për një periudhë të gjatë vuajta nga depresioni dhe ankthi".

Ajo po i nënshtrohet trajtimit në spitalin e fëmijëve në Boston. Terapia duket se po funksionon, pasi për herë të parë qëkur KTS nisi t'i përhapej, kur ishte 14 vjeçe, ajo nuk ka më dhimbje. E detyruar që të lëvizë me karrige me rrota, tani ajo mund të qëndrojnë në këmbë dhe ulur pa problem.

Image

Sindroma Klippel-Trenaunay (KTS) është një grupim sindromash si variçe, mavijosje dhe rritje anormale të një gjymtyre. Shfaqet që në lindje, por mund të mos të dallohet derisa tek një person krijohen variçet. Shkaqet e kësaj sindrome nuk janë të qarta, por mund të shkaktohet si pasojë e problemeve me enët e gjakut gjatë shtatzënisë. KTS prek 1 në 20 mijë deri në 40 mijë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat